Futboll Sport

Acaroi Gjermaninë me Erdoganin, Ozil qep gojën para gazetarëve

Të gjithë flasin, ai hesht. Ozil fshihet nga pyetjet për Erdogan.

Qendra stërvitore e Gjermanisë ka qenë vendi ku është zhvilluar një ditë për mediat pas shpalljes së skuadrës përfundimtare që do të udhëtojë në Rusi. Teorikisht duhet të ishin të 23 lojtarët pjesëmarrës…teorikisht.

Pikërisht ylli i Arsenal Mesut Ozil ka refuzuar t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Arsyeja është  e qartë. Tre javë pas skandalit ku ai është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, gjermani i lindur në Gelsenkirchen ka zgjedhur të heshtë, për të bërë që ai takim të harrohet sa më shpejtë.

Sipas Bild, ai pritet të bëjë një deklaratë të shkurtër për këtë çështje përpara se të fillojë botërori dhe ta mbyllë njëherë e mirë këtë çështje.

Por akoma nuk është konfirmuar nga mesfushori, i cili nuk ka shumë dëshirë ta bëjë këtë gjë.

Nuk është e njëjta gjë për Gundogan, i cili ishte pjesë e takimit me presidentin turk. Ai ka qenë pjesë e ditës së medias duke u sjellë si profesionist.

Related posts

Barça “PËRJASHTON” Dembelen/ Francezi pëlqehet nga disa skuadra në Premier League

Sadik.Autor

NJË NATË PA GJUMË/ Festa zgjati deri në 5 të mëngjesit, tifozët presin ekipin në Itali!

F.autor

LIVE/ Champions, Grupi D: Mbyllen pjesët e para, spektakël në Turqi, ja rezultatet

Isa.Autor

Leave a Comment