Sport Të tjera

McGregor humbet bastin me Ronaldon, ja renditja e Forbes e sportistëve më të paguar

Një vit më parë, Conor McGregor pat deklaruar se do të arrinte ta kalonte në renditjen e sportistëve më të paguar mikun e tij Cristiano Ronaldo, por ky bast mund të quhet i humbur për sportistin e arteve marciale mikse edhe pse për vetëm pak milionë dollarë. Revista e famshme financiare “Forbes” ka publikuar sot të ardhurat e sportistëve në 12 mujorin e fundit dhe në krye të listës qëndron padyshim boksieri Floyd Mayweather, që nga duel me McGregor fitoi 285 milionë dollarë.

Mayweather është i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, ku në vendin e dytë dhe të tretë, me një diferencë të vogël mes tyre, janë Lionel Messi (111 milionë dollarë) dhe Cristiano Ronaldo (108 milionë dollarë). ndërsa në vendin e katërt, me 99 milionë dollarë të fituara nga dueli me boksierin amerikan, ndodhet pikërisht Conor McGregor. “Nuk besoj se Conor do të më mundë në këtë fushë”, tha CR7 kur u takua me irlandezin dhe duket se kishte të drejtë.

Pavarësisht se ka humbur duelin me Cristiano Ronaldo, kampioni irlandez i arteve marciale mikse ka arritur të lërë pas në renditje ikona të sportit botëror si Neymar (i pesti), LeBron James dhe Roger Federer, ndërkohë që në listën e publikuar nga “Forbes” ndodhen edhe mjaft kampionë të sportit si Stephen Curry, Matt Ryan, Matthew Stafford dhe Kevin Durant.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Hertha Berlin, starton pjesa e dytë. Rezultati 1-2

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ PARMËS/ Hysaj nuk ka dyshime: Duhet të jemi gati në mbrojtje, sepse sulmuesit…

Delo.autor

NGA VIDAL TEK MAUTIDI/ Weston McKennie është vetëm “pitbulli” i radhës tek Juventus

Delo.autor

Leave a Comment