Futboll Premier League Sport

Thibaut Courtois të ardhmen e pas Botërorit

Thibaut Courtois ka thënë se është i fokusuar me Belgjikën në Botëror derisa ende ka dyshime për të ardhmen e tij në Chelsea.

Chelsea duket se do ta shet Courtois derisa është futur në garë për të transferuar portierin e Romës, Alisson.

Por, pavarësisht se ende ka dyshime për të ardhmen e tij në Chelsea, 25 vjeçari ka thënë se është i fokusuar për paraqitjen e tij në Rusi me Belgjikën.

“Mendojë se e kam treguar në Chelsea këto dy muajt e fundit që nuk më intereson fort për spekulime”, tha ai.

“Kam thënë atë që duhet të thuhet dhe qëndroi në këto mendime. Unë jam i fokusuar në Botëror. Mendoj që paraqitja e ime do ta tregojë këtë”.

Courtois ka thënë se ka dyshimet e tij për raportin mjekësor që u dha për portierin Loris Karius për të cilin u tha që kishte pësuar goditje në tru në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

“Me ka ndodhur edhe mua me Alexis Sanchez – kam pasur goditje dhe nuk mund ta shihja topin për afër 20 minuta dhe kam dal jashtë loje sepse nuk mund ta shihja topin”, tha Coutois.

“Me vjen keq çfarë i ka ndodhur, por duhet të kritikohet që ka vazhduar të luaj dhe ka bërë gabimet me këtë goditje – edhe pse bëri dy pritje të mira pas rastit. Kështu mendoj se ka qenë me fat? Nuk e di se si e ka parë topin ai”, ka thënë belgu.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Lamtumirë Inter, 27-vjeçari i bashkohet Lukaku-t te Chelsea

Delo.autor

INTER-NAPOLI/ “Zikaltërit” kërkojnë të përfitojnë nga hapi fals i Milanit në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Ekipi spanjoll e “LARGON”, Milan e merr me “KOSTO TË ULËT” sulmuesin belg

Isa.Autor

Leave a Comment