Futboll Sport

Flamurtari ende pa trajner, Idrizi konfirmon lojtarët që do të rinovojnë

Pesë lojtarë që e mbyllën sezonin si titullarë të padiskutueshëm te Flamurtari do të marrin një ofertë zyrtare për të rinovuar marrëveshjen edhe për një vit me klubin kuqezi. Këtë e ka konfirmuar dje për “Panorama Sport” edhe vetë administratori i klubit, Sinan Idrizi, duke zbuluar edhe emrat.

“Disa lojtarë do të rinovojnë kontratat. Ne dëshirojmë të mbajmë të paktën pesë prej tyre. Do të ulemi këto ditë që të diskutojmë me portierin Nurkoviç, si Mustën, Siljanovskin e Useinin. Kemi shumë dëshirë që të mbajmë edhe Pollozhanin. Edhe pse lojtari ka moshë të madhe, ai është i gatshëm të japë kontributin e tij.

Një arsye që duam ta mbajmë është edhe për shkak se krijon frymë pozitive në grup”, deklaroi dje Idrizi. Ndërkohë, sa u përket largimeve, kreu i klubit vlonjat sqaroi: “Do t’i shikojmë me kujdes, por për largime apo qëndrime të tjera do të vendosë trajneri i ri”. Mirëpo, te Flamurtari nuk dihet ende se kush do të drejtojë. “Janë shumë kandidatë për trajnerë, disa janë edhe sugjerime që më kanë bërë miqtë. Nuk përjashtohet mundësia që trajneri të jetë i huaj, por dua një personalitet që të njohë mirë kampionatin shqiptar”.

Related posts

Ronaldo në rolin e psikologut, i bën terapi Neymarit para çdo ndeshje

Isa.Autor

F1 “BOTËRORI 2019″/ Prezanton makinën “RS19”, Renault zbulon “ARMËN” e saj “SEKRETE” për PODIUMIN (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

NIS REVOLUCIONIN “ZIKALTËR” NGA THEMELET/ Marotta gati 60 milionë euro për dy yjet e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment