Futboll Sport

RUSI 2018/ Brazili gjen lojtarin që i mungonte prej vitesh dhe “Fenomeni” kishte parashikuar gjithçka

Shikon Gabriel Jesus dhe mendon për Brazilin. Të jep atë ndjesinë e qetësisë, të lumturisë në ndjekjen e një topi, që është tipike e brazilianëve. Më shumë se Neymar, i cili zgjodhi paratë para buzëqeshjes. Numri 33 i Manchester City, i ndjekur më kot nga Inter kur ishte te Palmeiras, mban një numër të rëndësishëm te Brazili. Një numër me peshë që ndez ëndrrat e tifozëve: 9-ën.

Në Itali ’90 është mbajtur nga Careca; në USA ’94 ka qenë radha e Zinho, një përjashtim, duke parë se ia luante si mesfushor (Bebeto kishte 7-ën, Romario 11-ën dhe një Ronaldo i ri mbante 20-ën); më pas ka ardhur dominimi i “Fenomenit”, i cili e ka mbajtur atë numër nga 1998-a deri në 2006-ën, me një Botëror të fituar dhe një të humbur në finale. Në fund, në 2010-ën dhe në 2014-ën, ka qenë radha e Luis Fabiano në fillim dhe Fred më pas.

Tani ka ardhur momenti i yllit të ri, që katër vite më parë, para fillimit të Botërorit të Brazilit, ngjyroste faqet e mureve në rruëgne San paolos. Ai, në fakt, konsiderohet pasardhësi i Ronaldo-s. Kush e thotë? Vetë “Fenomeni”. Pas 2 Botërorësh, në të cilët fanella me numrin 9 është mbajtur nga një sulmues i pastër, por që nuk ndizte fantazinë (Luis Fabiano, Fabuloso, por jo fenomenal), dhe një zanatçi (Fred), Brazili rikthehet të shpresojë me një djalosh që të bën të ëndërrosh.

Me pak fjalë, nuk do të jetë vetëm Neymar përpara, por edhe një 9 e vërtetë: Gabriel Jesus, “O Fenomeno”, siç e quanin te palmerias. “Fenomeni” i vërtetë e konsideron pasardhësin e tij dhe shikon tek ai të kaluarën e tij. Dhe ne atë të kaluar ka momente magjike dhe tragjike, humbje dhe fitore, ngritje dhe ulje. Vetëm një gjë ka qenë konstante: goli. Dhe këtë di ta bëjë mirë edhe Jesus.

17 gola në kampionatin Brasilerao, 20 në një sezon e gjysmë në Premier League (39 ndeshje), 4 në Champions League (9 ndeshje), 4 në Kupën Libertadores (5 ndeshje) dhe 9 në 16 ndeshje me Brazilin. Lojë, fantazi dhe, mbi të gjitha, numra.

Numra të një të përzgjedhuri nga fati, që entuziazmojnë Pep Guardiola-n, trajneri i tij te City: “Është një djalë fantastik, një që nuk luan kurrë vetëm. Lufton si Eto’o. Ditën kur do të jetë më i vetëdijshëm në aspektin taktik, do të jetë i ngjashëm me Ronaldo-n”. Çdo rrugë çon te “Fenomeni”, 9 më e fortë e historisë së Brazilit. Idhulli i tij, pasardhësi i tij. “Tek ai shikoj të kaluarën time”, ka thënë Ronaldo. Tek ai, Brazili, qesh dhe shikon të ardhmen. Është një 9 e vërtetë.

Related posts

DËSHTIM TOTAL/ Në Angli sugjerojnë dy emra për të zëvendësuar Mourinhon

Isa.Autor

TIRANA-KUKËSI/ “Bardheblutë” kërkojnë penallti, Hoxhallari bën heroin (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Charles Leclerc thumbon Vettel: E munda që në sezonin tim të parë te Ferrari

Delo.autor

Leave a Comment