Futboll Seria A

Allegri: Juventusi nuk ka nevojë për Emre Can në janar

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur sot para mediave në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Torinos.

I pyetur për Emre Canin e Liverpoolit, Allegri ka thënë se Juventus ka skuadër të kompletuar dhe se ai nuk e ka kërkuar Canin.

“Emre Can? Nuk i kam kërkuar asgjë klubit. Kemi skuadër të rëndësishme. Është e rëndësishme të mos e ulim cilësinë e ekipit dhe të mbesim të fokusuar në objektivat tona”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, për ndeshjen e nesërme çerekfinale, ai ka thënë se derbi është gjithmonë ndeshje e çuditshme.

“Nuk e nënvlerësojmë Torinon, derbi është gjithmonë ndeshje e çuditshme. Kupa e Italisë është e rëndësishme sa Liga e Kampionëve dhe Serie A”, ka shtua ai.

Related posts

RIKTHIMI NË SUPERLIGË/ Vllaznia i përgjigjet Erzenit, “DAJAK” Burrelit në Shkodër

Isa.Autor

AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Reagon Dani Alvesh: Thjesht kam kërcyer, s’kam cënuar hapësirën e askujt

F.autor

Entuziazmi nuk ka kufi, ja çfarë bëjnë tifozët e Juventusit për të parë Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment