Futboll Premier League Sport

Zyrtare/ Manchester United nënshkruan me Diogo Dalot

Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e Diogo Dalot nga FC Porto. Lojtari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me një opsion për një tjetër vit.

Portugezi 19-vjeçar ka dalë nga akademia e Porto-s. Ai ka debutuar në Primera Liga të Portugalisë në fillim të këtij viti.

Jose Mourinho ka thënë për të: “Diogo është një mbrojtës i ri tepër i talentuar me të gjitha kualitetet për t’u bërë një lojtar i madh në të ardhmen.

Ai i ka të gjitha atributet e një mbrojtësi krahu: inteligjencë taktike dhe aftësi teknike, të kombinuara me mentalitetin e akademisë së Porto-s që përgatit lojtarët për maturinë që do të kenë nevojë në nivel personal.

“Në grupmoshën e tij, ai është mbrojtësi i krahut më i mirë në botë dhe ne besojmë se ai ka një të ardhme të ndritur tek United.

Ndërkohë Dalot është shprehur: “T’i bashkohem Manchester United është një mundësi e pabesueshme për mua. Unë jam rritur në akademinë e Porto-s dhe i jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua.

“Por mundësia për të luajtur në një klub kaq të madh nuk mund të refuzohet. Po pres me padurim të stërvitem nën urdhrat e Jose Mourinho-s dhe të mësoj gjithçka që mundem nga një trajner si ai.

 

Related posts

E HABITSHME/ Shkuan për të ndjekur Botërorin, 100 tifozë kërkojnë AZIL në…

Isa.Autor

TË RINJTË E SË ARDHMES SË BARCELONËS/ “Revolucioni” i ekipit dhe zëvëndësimet e MUNDSHME

Delo.autor

I GATSHËM PËR NJË MARTESË DHE FAMILJE TË MADHE/ Jasir Asani zbulon kush është vajza që i ka “rrëmbyer” zemrën

F.autor

Leave a Comment