Futboll Premier League

Coutinho në grevë, kërkon kalimin tek Barcelona

Philippe Coutinho është futur në grevë në Liverpool, në përpjekje për ta imponuar transferimin te Barcelonë gjatë këtij muaji, raportojmë mediat spanjolle.

Sport raporton se Coutinho nuk do ta veshë më fanellën e Liverpoolit dhe se kokën e ka në Barcelonë tashmë.

Ylli brazilian u la jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen ndaj Burnley më 1 janar, pasi u raportuar se prodhuesi i veshmbathjeve sportive “NIKE” tashmë ka nisur të shesë fanella të Barcelonës me emrin e tij në to.

Ndërkohë, Don Balon raporton se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vazhdim dhe se ai mund të quhet lojtar i Barcelonës brenda kësaj jave.

Sky Sport në Britani të Madhe raporton se Coutinho është lënë jashtë skuadrës së Jurgen Klopp edhe për ndeshjen e së premtes ndaj Evertonit dhe se Liverpooli e ka ndryshuar tonin dhe duket i hapur ndaj të gjitha opsioneve.

Related posts

BOMBA E MERKATOS/ Higuain pranë Milanit, rrogë e “çmendur” për argjentinasin

Isa.Autor

Sllovenët e frikshëm/ Ish-futbollisti i Vllaznisë optimist për Partizanin

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Emra të rinj në listën e Maldinit, Milani “shënjestron” dy lojtarët e Fiorentinës…

Delo.autor

Leave a Comment