Futboll Seria A Sport

TALENTI I ITALISË I SHKEL SYRIN PSG-SË/ Mesfushori Locatelli: Disa trena nuk kalojnë dy herë

Ai është një nga yjet më të ndritshëm të Sassuolos së De Zerbi dhe Italisë së Roberto Mancini, me të cilin po përgatitet të marrë pjesë në Kampionatin Evropian: Manuel Locatelli nuk është më premtimi i hidhur i ditëve të Milanit, i cili nuk kishte durimin ta priste, dhe tani sirenat e klubeve të larta evropiane po kumbojnë me të madhe për të.

Një përvojë përtej kufijve italianë është pjesë e planeve të mesfushorit i cili, i intervistuar nga ‘L’Equipe’, tha se ishte shumë i hipnotizuar nga perspektiva e ndryshimit të vendit dhe nga vetë tërheqja e PSG, në të cilën është zhvilluar një koloni e vërtetë italianësh.

“Unë jam i hapur për një aventurë jashtë vendit, disa trena nuk kalojnë dy herë. Duke parë Verratti, Kean dhe Florenzi në ato nivele më bën të dua PSG, pasi është një klub i lartë.

Të mos harrojmë që aty luajnë Neymar dhe Mbappé të cilët besoj se janë ndër pesë lojtarët më të mirë në botë. Parisi është gjithashtu një qytet shumë i bukur”.

Related posts

PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ UEFA akuzon Neymar për fyerjet në rrjetet sociale, ja masat

Delo.autor

GODITJE DËNIMI SPEKTAKOLARE/ 21-vjeçari Bailey befason Bayernin me golin e vitit (VIDEO)

Delo.autor

MENDUAN SE AJAX DO “SHPËRBËHEJ”/ Pas De Ligt një tjetër yll kërkon të qëndrojë në Amsterdam, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment