Futboll Sport

Tri skuadra pa trajner, koha nuk premton për Laçin dhe Partizanin

Mungojnë 3 copëza për të plotësuar puzzle-in e stolave të Kategorisë Superiore. Laçi, Partizani dhe Flamurtari ende nuk kanë zyrtarizuar se cilit do t’i besojnë skuadrën sezonin e ardhshëm, mes mëdyshjes e sondazheve ju duhet të fillojnë programimin e të ardhmes duke nisur nga pozicioni më i rëndësishëm ai i trajnerit.

Një vendim i rëndësishëm për të 3 klubet por që nuk kanë njëlloj lluksin e kohës për të përzgjedhur timonierin e ri. E gëzon vetëm Flamurtari, pa impenjime europiane gjatë verës administratori Sinan Idrizi ka kohën e duhur për të vlerësuar kandidaturat e mundshme ndërkohë që për Laçin e me gjasa edhe për Partizanin koha nuk premton. Skuadra kurbinase do të marë pjesë në kompeticionet europiane dhe javën e ardhshme është përcaktuar nisja e përgatitjeve, me bardhezinjtë që së shpejti pritet të emërojnë teknikun që do të marrë trashëgiminë e Gentian Mezanit.

Për sa i përket Partizanit, edhe pse në kampin e kuq mbeten në pritje të vendimit për Skënderbeun për të mësuar nëse do të jenë apo jo në Europë, këtë javë priten zhvillime të rëndësishme dhe me shumë mundësi edhe zyrtarizimi i trajnerit që do të drejtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Related posts

Napoli dhe klauzola e çuditshme që lejoi Chelsea ta marrë Sarri me kosto zero

Sadik.Autor

SURPRIZA PAFUND/ Dy miqësoret me Maltën, Alban Bushi publikon listën e lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

SUPERSFIDA ME TORINON/ Ronaldo: “DERBI” është gjithmonë i zjarrtë dhe ne…

Isa.Autor

Leave a Comment