Futboll Sport

Laçi nuk humb kohë/ Pasuesi i trajnerit Mezanit vjen nga Kroacia

Laçi gjen pasuesin e Gentjan Mezanit. Do të jetë Besnik Prenga trajneri i ri i skuadrës kurbinase i cili do të drejtojë Laçin fillimisht në turin e parë kualifikues të Europa League dhe më pas në sezonin e ri të Kategorisë Superiore. 47-vjeçari nga Mirdita nuk ka shumë eksperiencë në stol, por karriera e tij si futbollist ka qenë me të vërtetë e pasur.

Besnik Prenga është edhe babai i mbrojtësit Herdi Prenga i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Inter Zapresic në kampionatin kroat. Për një periudhë të shkurtër Besnik Prenga ka drejtuar dy skuadra në kategorinë e dytë të futbollit kroat fillimisht Hrv Dragovoljac dhe më pas Nk Lucko, ndërsa ka qenë edhe trajneri i skuadrës së 19-vjeçarëve të Lokomotivës së Zagrebit. Laçi është stacioni më i lartë deri tani në karrierën si trajner për Besnik Prengën, ish lojtarin e Partizanit dhe Dinamos së Zagrebit.

Related posts

LOJTARI PREMTUES/ Dëmtimi e mbajti jashtë fushe, Panucci i jep kurajo futbollistit kuqezi

Isa.Autor

VIDEO/ Fytyra i mbulohet me gjak, lojtarit i ndodh e papritura gjatë transportit me barelë

Q.Autor

URREJTJA SERBE NUK NDALET ME FUTBOLLISTËT SHQIPAR/ Ja çfarë shkruajnë për Granit Xhakën pas incidentit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment