Futboll Sport

RUSI 2018/ Ronaldo takon presidentin e Portugalisë, koha për premtime…

Asnjë premtim për titullin, por me siguri garanci për impenjim maksimal, ashtu si në Euro 2016 ku triumfuan. Në këtë mënyrë, Cristiano Ronaldo, merr postin e kapitenit të Portugalisë dhe “betohet” përpara presidentit luzitan, Marcelo Rebelo de Sousa, që ka kaluar pesë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe shokët e tij përpara nisjes për në Rusi.

“Nuk ju kërkoj të fitoni trofeun, – ishin fjalët e Rebelo, – Këtë iu thashë edhe dy vjet më parë, para se të triumfonit në Francë. Shumë njerëz u mërzitën me mua atëherë, por tani mendoj se është edhe më e vështirë të merrni trofeun, dua që të tregoni vlerat tuaja dhe ta shihni veten me sytë që ju shohim ne. Jeni më të mirët.”

“Nuk ju themi që do të arrijmë objektivin e vitit 2016, – u përgjigj Ronaldo, i emocionuar. – Me siguri do të luftojmë deri në fund, me maksimumin e mundësive duke e ditur se në futboll shpresa vdes gjithmonë e fundit. Hap pas hapi do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe për ne është një privilegj i madh që përfaqësojmë kombin tonë dhe veshim këtë fanellë.”

Related posts

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Basti i lojtarëve të Unitedit trondit Anglinë: Të thashë, tani më ke borxh 20 mijë paund

Isa.Autor

Nis takimi në “Evian”, Shqipëria për të harruar Kosovën

Sadik.Autor

TEUTA-LUFTËTARI/ “Durrsakë” vijnë në këtë ndeshje si favoritë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment