Futboll Premier League

Dëmtimi i Gabriel Jesus, vjen lajmi i mirë për Cityn

Gabriel Jesus i ka shpëtuar operacionit dhe pritet të kthehet të luajë për pak më shumë se sa një muaj.

Kështu braziliani Gabriel Jesus i cili e la fushën e lojës më shpejt për shkak të një dëmtimi në gju në ndeshjen ndaj Crystal Palace, nuk do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ky është njoftimi zyrtar i klubit, që në fillim mendoi se braziliani pati një dëmtim shumë të rëndë.

“Falë Zotit dëmtimi nuk është shumë i rëndë dhe për momentin është evituar ndërhyrja kirurgjikale”, shkruan Gabriel Jesus në profilin e tij në Instagram.

Sipas të gjitha gjasave braziliani ka shpëtuar të paktën Botërorin e verës, ndërkohë parashikimet e rikthimit të tij mendohet se mund të jenë jo më shpejt se një muaj e gjysmë, pikërisht në kohën e ndeshjeve të Champions League.

Related posts

Ëndrra që bëhet realitet, kolumbiani me një dorë shkruan historinë pas debutimit si profesionist (VIDEO)

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Pas një asist nga Pogba, ylli Benzema ndëshkon me VAR Portugalinë (VIDEO)

Delo.autor

Kukësi shpartalloi Partizanin, shikoni festën e çmendur në dhomat e zhveshjes (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment