Futboll Seria A Sport

Tre mbrojtës do të largohen nga skuadra e Milanit

Milan ka rinovuar kontratën me Romagnoli deri në vitin 2022 dhe ai do të jetë partneri i kapitenit Bonucci, me Calabria në të djathtë dhe Rodriguez në të majtë. Futbollistët e tjerë të prapavijës kuqezi kanë bërë gati valixhet dhe do të largohen gjatë verës.

“Gazetta dello Sport” ka shkruar se Ignacio Abate i ka kaluar pushimet në SHBA dhe atje ka arritur një marrëveshje për ta vazhduar karrierën në MLS, ende pse nuk bëhet ende i ditur emri i klubit.

Gustavo Gomez ka shumë gjasa të rikthehet në Argjentinë, ndërsa mbrojtësi i tretë që do të largohet nga kuqezinjtë është Luca Antonelli, i cili ka gjetur marrëveshjen me Bologna dhe vitin e ardhshëm do të luajë me ekipin që do të drejtohet nga Inzaghi.

Related posts

BARCELONA i bën sërish “golin”, por ROMA ka një plan B për mesfushën

Sadik.Autor

“I varfër, por i lumtur.”/ Gattuso, trajneri me rrogën më të vogël në Serie A

Q.Autor

NDESHJA ME IZRAELIN/ Panuçi: I shoh të gjithë lojtarët, nuk e kam thirrur Trashin dhe Demirin sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment