Futboll Seria A

SERIE A/ Iuliano shkarkohet edhe nga Udinese, skuadra i besohet Velasquez

Skuadra e Udineses ndërroi 3 trajnerë në sezonin që sapo u mbyll dhe arriti të shpëtojë me shumë vështirësi në Serinë A, vetëm në javën e fundit të kampionatit. Friulianët kanë nisur nga puna për të riparuar defektet dhe për të mos përsëritur më të njëjtat gabime edhe në sezonin e ardhshëm.

Për të nisur një projekt të ri, gjithçka ka filluar me emërimin e trajnerit Julio Velasquez Santiago, që do të pasojë dyshen Tudor-Iuliano, trajnerë që drejtuan skuadrën në 5-6 javët e fundit të sezonit.

Klubi i Udineses ka njoftuar se trajneri i ri do të prezantohet nesër në orën 12:00, ndërsa ka falënderuar edhe dyshen Tudor-Iuliano, për punën e bërë në muajin e fundit të sezonit.

Related posts

Mesfushori gjerman/ Ferguson gjeti pasardhësin e Scholes, por ai përfundoi te Man City

Isa.Autor

JOSHËSE dhe BOMASTIKE/ Ish e dashura ndjek RONALDON në Itali (FOTO)

Sadik.Autor

PLASIN POLEMIKAT/ Ish-drejtuesi i federatës: E fshehën audion e VAR-it në ndeshjen Inter-Juventus dhe…

Delo.autor

Leave a Comment