Futboll Sport

Frikë nga spiunët, Anglia ngre një mur 6 metra në Rusi. Kërkesa e çuditshme nga “tre luanët”

Katër vite më parë, një motoskaf luksoz ishte vendosur në kanal pranë qendrës stërvitore të Italisë në Mangaratiba, me qëllimin për të spiunuar Italinë e Prandelit. Trajneri i asaj kohe nuk u shqetësua shumë nga spiunët, por ka nga ata që u tremben me të vërtetë sulmeve të “armiqve”. Shën Pjetërburgu është qyteti i zgjedhur nga kombëtarja angleze për të mirëpritur kombëtaren gjatë Botërorit rus.

Por nga Londra ka ardhur një kërkesë shumë e veçantë: qendra stërvitore duhet të jetë e rrethuar nga një mur 6 metra i lartë. Lajmi u dha nga Pavel Belov, këshilltar sportiv në qytetin rus. Rrethimi, që nuk parashikohet në rregulloren e FIFA-s, ka për qëllim që të fshehë stërvitjet e Sauthgejtit nga sytë e kundërshtarëve.

Por do të shërbejë edhe si një masë sigurie ndaj koreve të thjeshta të tifozëve rusë pas rritjes së tensioneve politike mes dy vende nga helmimi i ish-spiunit Sergei Skripal.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ “Plakja” e papritur e David Beckham me rrudha të thella dhe fytyrë me njolla të vogla (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDET MILANI/ RAIOLA i ofron kuqezinjëve SUPER yllin e BOTËRORIT

Isa.Autor

“I GJUAN…”/ Mourinho për Pogba: E pranoj, këtë gjë e bën më mirë se unë

Isa.Autor

Leave a Comment