Futboll Sport

Besnik Hasi si “plan B”, arsyet për të drejtuar Kombëtaren

Kombëtarja e Panuçit ka probleme serioze që nuk kanë të bëjnë më shumë me rezultatet e fundit në miqësore, sesa me mënyrën sesi luan në fushë dhe me frymën që është krijuar brenda dhe jashtë saj. Ka probleme edhe për faktin se lojtarë të rëndësishëm i kanë dhënë mesazhe të qarta Panuçit se kështu nuk vazhdohet.

Ndërkaq, është konstatuar se, gjatë ndeshjeve, Shqipëria nuk ka një plan B në fushë dhe kjo ka rritur nervozizmin e vetë skuadrës, por edhe të tifozëve. Po për të ardhmen, a e ka një plan B? Pra, nëse skuadra me në krye Panuçin nuk arrin të bëjë kthesën brenda shtatorit (“afat” i përcaktuar nga vetë Duka), a ka një plan rezervë?

LIGA E KOMBEVE SI SHANS I FUNDIT

Ndeshjet e Ligës së Kombeve do të jenë testi real për trajnerin e Shqipërisë. Zhgënjimi që ka kapluar shqiptarët për paraqitjet e Kombëtares në ndeshjet e fundit ka vënë nën presion jo vetëm stafin dhe lojtarët, por edhe drejtuesit e FSHF-së. E megjithatë, Duka deklaroi hapur se do ta mbështesë trajnerin dhe se atij i duhet kohë. Por gjithashtu, ai artikuloi se “pret me besim të madh se në shtator skuadra do të ketë reflektuar dhe do bëjë kthesën e duhur”.

Duke e parë nga ky këndvështrim, deklarata e Dukës mund të lexohet edhe si një afat i fundit që kreu i FSHF-së po i lë trajnerit. Pra, Duka është gati të rrezikojë kompeticionin e Ligës së Kombeve, por ka pak gjasa që të rrezikojë Europianin. Kjo do të thotë se kreu i federatës do të presë se si do të shkojnë gjërat për ndeshjet që do të luhen në shtator dhe në tetor.

Nëse Shqipëria jep sinjale pozitive dhe rikthehet të jetë bindëse në fushë, Panuçi mund të vijojë i qetë punën për eliminatoret e Europianit 2020. Nëse skuadra kuqezi do të jetë njësoj si në ndeshjet e fundit, ka shumë gjasa që Duka, edhe pse me kosto të lartë financiare për prishje të njëanshme të kontratës, ta largojë Panuçin. Ai nuk mund të rrezikojë kurrsesi që Kombëtarja të nisë përgatitjet për Europianin me klimën e krijuar së fundmi.

Related posts

TREGON KLASIN SI FUTBOLLIST/ Shikoni çfarë stopimi i bën topit Mancini në sfidën ndaj Uellsit (VIDEO)

Delo.autor

FRIKË NGA TRAZIRAT/ Klubi i Vllaznisë merr masat për sfidën ndaj “Demave”. Në stadium ndalohen…

Delo.autor

E DHIMSHME/ Tronditet BOTA E SPORTIT, VRITET në SHBA sportistja 22-vjeçare

Isa.Autor

Leave a Comment