Futboll Sport

Ndodh edhe kjo/ Australia e vendosur, bojkot diplomatik Botërorit

Australia i bashkohet Anglisë në vendimin e marrë për një bojkot dilomatik të “Rusi 2018”. Deklarata vjen nga Ministri i Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop. Sipas tij, nuk do të ketë një delegacion zyrtar për të prezantuar Australinë gjatë Botërorit në Rusi. E vetmja figurë institucionale australiane në Moskë e pranishme në ndeshjet e “Përfaqësueses së Kangurëve do të jetë ambasadori i Australisë në Rusi.

“Qeveria australiane nuk do të ndërhyjë në vendimet e Federatës Australiane të Futbollit sa i përket Botërorit,” – u shpreh Bishop.

Muajin e kaluar Australia akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë si të përfshirë në katastrofën ajrore të Malaysia MH17 në vitin 2014, ku humbën jetën 38 nënshtetas australianë. Australia ka ndjekur shembullin e Anglisë, që nuk do të dërgojë në Rusi përfaqësuesit e saj, për shkak të raporteve të nxehta që lidhen me helmimin e ish-spiunit rus, Skrypal.

Related posts

Napoli nis lëvizjet, Hysaj një hap larg transferimit gjigant

Sadik.Autor

TIFOZËT NË FESTË/ Maldini: “Dhurata” ime për MILANIN do të jetë IBRAHIMOVIC

Isa.Autor

Cutrones i anulohet gol nda Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment