Formula 1 Sport

Provat e lira zbulojnë pretendentët e Çmimit të Madh të Kanadasë

Max Verstappen me Red Bull ka qenë më i shpejti sot pasdite në pistën e Montreal, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1. Piloti holandez e ndali kronometrin në kohën 1’13”302, duke qenë 88 të mijëtat më i shpejtë se Lewis Hamilton me Mercedes, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua piloti australian i Red Bull, Daniel Ricciardo. Duket se makinat Mercedes dhe Red Bull do të jenë pretendente për fitimin e kësaj gare në pistën kanadeze, duke qenë se edhe në vendin e pestë u rendit Valtteri Bottas me makinën tjetër kampione.

Në vendin e katërt u rendit makina e parë Ferrari, ajo e Sebastian Vettel, gati 3 të dhjetat më e avashtë se Verstappen, ndërsa pas tij u rendit makina tjetër “kokëkuqe”, ajo e Kimi Raikkonen. Mirë u paraqitën edhe dy pilotët e McLaren, që u klasifikuan në vendet 7 dhe 9, me Fernando Alonso e Stofel Vandoorne (mes tyre Force India e Carlos Sainz). Në fakt, në pistën e Montrealit pritej diçka më shumë nga makina Ferrari, por pilotët provuan tipe të ndryshme gomash gjatë testeve të para në pistën kanadeze. Të shtunën, në orën 20:00 do të zhvillohen provat zyrtare për “pole position”, ndërsa të dielën, në orën 20:10 zhvillohet gara.

Related posts

HISTORIKE/ SHKËNDIJA në turin e tretë të Champions, eliminohet Sheriff Tiraspol

Isa.Autor

SI TË GJITHË SHQIPTARËT/ Ylli i PARTIZANIT tregon skuadrën e ZEMRËS (FOTO)

Isa.Autor

MASAT KUNDËR COVID-19/ Ja kushti i tifozëve për të ndjekur ndeshjet e Premier League-s…

Delo.autor

Leave a Comment