Futboll Premier League Sport

Chelsea/ Roman Abramovich i thotë “jo” 2 miliardë £ të ofruara nga një tifoz i United

Roman Abramovich mësohet të ketë refuzuar ofertën 2 miliardë £ për të shitur Chelsea-in. Lajmi është bërë i ditur nga “Daily Mail”, që ka zbuluar se oferta është bërë nga Jim Ratcliffe, 65 vjeç, njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe. Pasuria e tij arrin në 21,05 miliardë £.

Ratcliffe, tifoz i Manchester United, por i pranishëm rregullisht në “Stamford Bridge” prej disa sezonesh, është një gjigant në sektorin e përpunimit të naftës. Kompania e tij, Ineos, ka 18.500 punëtorë në 22 vende të ndryshme të botës.

Abramovich, i cili e bleu Chelsea-in në 2033-in për 140 milionë sterlina, e ka refuzuar ofertën për një arsye shumë të thjeshtë: mandati rus, pavarësisht problemeve me qeverinë britanike, që i ka mohuar rinovimin e vizës, nuk ka ndërmdn ta shesë klubin.

Related posts

RUSI 2018/ Khedira: Kam frikë Spanjën, kanë skuadër të kompletuar

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Bayern pranë trasferimit të Coutinho

Delo.autor

PAS TURPËRIMIT NDAJ ATLETICOS/ Trajneri Zidane: Ne jemi të motivuar…

Delo.autor

Leave a Comment