Futboll Sport

Ministri serb kujton Vokrrin: Ishe vëlla i ndershëm, mik dhe njeri i mirë

Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Branko Ruzhiç ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Ruzhiç kujtoi Vokrrin, që ka shkëlqyer në fanellën e Partizanit të Beogradit, si një njeri të ndershëm.

“Ishe vëlla i ndershëm, mik, njeri dhe Partizanas me zemër. Faleminderit Fadil për të gjitha. Prehu në paqe”, shkroi Ruzhiç.

Legjenda e futbollit kosovar ndërroi jetë si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit.

Related posts

E PABESUESHME/ Barazohet rezultati në ndeshjen Roma – Chievo (VIDEO)

Isa.Autor

Pse shmanget Agolli? Panucci e thotë troç: Do jetë 38 vjeç për Europian, por kërkoj zëvendësin

Q.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Dy gazetarët më të njohur të sportit konfirmojnë se Mbappe do të qëndrojë te PSG

F.autor

Leave a Comment