Futboll Sport

Fantazisti i Benficës refuzon Europën, transferohet në Kinë

Fantazisti brazilian i Benficës, Anderson Talisca ka zgjedhur Kinën për të vijuar karrierën e tij. 24-vjeçari refuzoi interesin e skuadrave si Roma, Manchester United e Sevilla, për t’iu bashkuar Guangzhou Evergrande, që drejtohet nga italiani Fabio Canavaro.

Talisca luajti në dy sezonet e fundit në kampionatin turk me Besiktasin, që pati të drejtën e blerjes për 21 milionë euro, por që nuk preferoi ta ushtronte.

Transferimi te skuadra kineze është bërë me formulën e huazimit 6-mujor, me të drejtë blerjeje për shumën e 24 milionë eurove.

Related posts

KORET RACISTE/ “KOSOVA është SERBI”: UEFA nuk fal, DËNON RËNDË Rumaninë

Isa.Autor

LEGJENDA E BRAZILIT/ Pele uron Neymarin për thyerjen e rekordit dhe e sfidon: Tani shëno më shumë se unë

Isa.Autor

BESON SE AI ËSHTË I DUHURI PËR STOLIN E CHELSEA/ John Terry: Lampard është një legjendë, tifozët…

Delo.autor

Leave a Comment