Futboll Sport

BOTËRORI 2022 NË KAOS/ Federata spanjolle del kundër La Liga-s, FIFA merr vendimin pas kërkesës së Brazilit

Eliminatoret e Botërorit kanë shkaktuar një kaos të vërtetë në aspektin organizativ për klubet pasi shumë prej tyre nuk dëshironin që lojtarët të udhëtonin drejt kombëtareve pasi rreziku i karantinës i detyron të humbasin formën në këtë fillim sezoni.

Madje kualifikueset e Botërorit në Amerikën e Jugut shtyn dhe dy ndeshje në La Liga-n spanjollë atë të Sevilja-Barcelona dhe Vijareal-Alavesh pasi sasia e lojtarëve prezent me kombëtaret e këtyre ekipeve ishte e madhe dhe do të ishte e pamundur për trajnerët të zbrisnin ë fushë.

La Liga kërkoi të shtyheshin këto ndeshje duke marrë aprovimin e Këshillit Superior të Sportit në Spanjë, por federata spanjolle ka dalë kundër duke u ankuar te UEFA dhe FIFA me qëllim që ndeshjet të luhen pasi kjo shtyrje do të sillte ngjeshje të kalendarit të mëveonshëm dhe do të ishte e pamundur të luheshin në kohë.

Por nuk mbaron këtu, pasi Brazili ka bërë një kërkesë ndaj FIFA-s që të ndalojë Liverpulin, Mançester Junajtid, Mançester Sitin, Lidsin dhe Çelsin të përdorin në lojë lojtarët brazilian për katër ditë nga datat 10 deri në 14 shtator, me arsyen se klubet nuk i lanë të grumbulloheshin lojtarët e tyre me kombëtaret.

Kjo kërkesë është pranuar nga FIFA duke bërë që Mançester Junajtid do të humbte Fred për sfidën e parë të Ligës së Kampionëve ashtu si dhe Çelsi Tiago Silvën, Siti do të humbiste Ederson dhe Gabriel Zhesus, Liverpuli, Alisonin, Firminjon dhe Fabinjon, ndërsa Lidsi Rafinjan. Një kaos i vërtetë eliminatorët e Botërorit që kanë shkaktuar përplasje midis federatave dhe klubeve të lojtarëve.

Related posts

SERIE A/ U dëmtua ndaj Napolit, Chiellini humbet derbin e Italisë

Sadik.Autor

TREGON NJË HISTORI TË PAZAKONTË ME ISH-TË DAHURËN E TIJ/ Martinez: Flija në shpinë nga frika (VIDEO)

Delo.autor

Lewandowski i vetëofrohet, Real Madridi e injoron

Q.Autor

Leave a Comment