Futboll Sport

Reagon edhe FIFA, presidenti Infantino me mesazh të ndjerë për vdekjen e Vokrrit

Fadil Vokrri, president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka vdekur në moshën 57 vjeçare, shkruan faqja zyrtare e shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Vokrrit. Mirëpo është ndjerë krenar që e ka njohur Fadil Vokrrin dhe e ka quajtur njeri shembull për të gjithë.

“Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarëbotëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit,” tha Presidenti Infantino.

“Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA”, thotë Presdienti i FIFA-s.

“Kjo kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”, përfundon Presidenti, Infantino.

Ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit, Nimes dhe Fenerbahces përpara luajti në Jugosllavi në nivel ndërkombëtar në vitet 1980 dhe u emërua lojtari më i mirë i vendit në vitin 1987.  I lindur në Prishtinë, ai filloi karrierën e tij duke luajtur në klubin e tij të lindjes, ku fitoi reputacion si një nga lojtarët më të mirë të dalur nga Ballkani. Kur ai ishe në krye të FFK-së, Kosova u bë anëtare FIFA-s në vitin 2016, në kongresin e 66-të, shkruan FIFA.

Related posts

MILAN/ Një holandez mund të marrë vendin e Gattuso-s

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, ja kur luhet ndeshja Inter-Sasuolo

Delo.autor

Merkato e ‘çmendur’, rekorde të thyera nga klubet dhe lëvizje të emrave të njohur (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment