Futboll Sport

Juventus shumë pranë arritjes së marveshjes me mbrojtësin Cancelo

Raportet se Juventus është duke negociuar me Valencia-n për Joao Cancelo-n sa vijnë e rrite.

Mbrojtësi i djathtë ka bindur gjatë sezonit të kaluar i huazuar tek Inter, por klubi ziklatër nuk ishte në gjendje të paguante klauzolën 40 milionë euro të lojtarit për shkak të Fair Play Financiar.

Juve është futur menjëherë në garë për firmën e tij dhe, sipas Corriere dello Sport dhe Marca, negociatat janë intensifikuar dhe marrëveshja është shumë pranë.

Superdeporte pretendon se marrëveshja është praktikisht e kryer, por Bardhezinjtë po mundohen të paguajnë shumën me dy këste.

Juventus ofron një huazim njëvjeçar me 5 milionë euro, dhe 35 milionë euro në fund të sezonit të obliguara.

Cancelo do të kërkonte një kontratë me 2.5 milionë euro në sezon dhe do të nënshkruante për pesë vite.

Related posts

BARCELONA-PSG/ Të dyja skuadrat do të “luftojnë” për fitore, pritet spektakël në Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Flet mesfushori Roshi: Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të…

Delo.autor

E BUJSHME/ Suarez “SHFRYTËZON” mungesën e Messit, mësoni ku e ka kaluar “pleshtin” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment