Futboll Premier League Sport

Leicester pranon ofertën e Manchester City për Mahrez

“Ylli” i Leicester City, Riyad Mahrez, është shumë pranë transferimit te Manchester City për 80 milionë euro, sipas asaj që shkruan shtypi anglez. Mahrez ishte shumë pranë kalimit te ekipi i Guardiola edhe gjatë janarit të kaluar, por Leicester vuri veton për qëndrimin e tij duke shkaktuar një “luftë të ftohtë” me lojtarin. Gjithsesi, sipas “The Mirror”, Leicester ka pranuar ofertën e City dhe tani është ulur në bisedime me menaxherin e lojtarit, për të mbyllur marrëveshjen.

27-vjeçari Mahrez ka pasur një karrierë të shkëlqyer me Leicester ku fitoi titullin në vitin 2016 dhe në 139 ndeshje në Premier League ka shënuar 39 gola.

Pavarësisht se fitoi bindshëm titullin në Premier League, Guardiola do të shpenzojë rreth 150 milionë euro për përforcimin e ekipit dhe gjysma e këtij fondi ka shkuar për blerjen e Mahrez. Gjatë javës së ardhshme do të vijë zyrtarizimi.

Related posts

DETAJI QË PO BËN XHIRON E BOTËS/ Bashkëshortja e trajnerit Tuhel fotografohet me 10 euro në çantë

Delo.autor

HUMBJA E THELLË NDAJ ATLETICOS/ Bale shfaqet më i lumtur se nga rezultati

Delo.autor

E BUJSHME NË FRANCË/ PSG firmos me një tjetër “Kylian Mbappe”, ja talenti (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment