Futboll Sport

FIFA hap thesin, në Rusi luhen milionat. Zbulohen premiot marramendëse për ekipet

Botërori i Rusisë mund të quhet ndryshe Botërori i milionave. Do të shpërndahen për kombëtaret pjesëmarrëse dhe jo vetëm, 670 milionë euro (791 milionë dollarë) si premio. Një shifër e kënaqshme dhe më superiore sesa ajo e katër viteve më parë në Botërorin e Brazilit (576 milionë dollarë).

Lajmin e bën të ditur portali i specializuar “Statista.com”. Ekipi që do të marrë trofeun në Rusi do të përfitojë 38 milionë dollarë (32.37 milionë euro), ndërsa skuadra nënkampione do të përfitojë 28 (23.85). Ekipi i tretë më i mirë i turneut do të përfitojë 24 milionë dollarë (20.44 mln euro). Skuadrat që do të eliminohen në fazën e parë do të rikthehen në shtëpitë e tyre me 7 milionë. Në këto 670 milionë euro që do të shpërndajë në total FIFA përfshihen edhe premiot për skuadrat që do të kalojnë fazat (370 mln) dhe gjithashtu ndihma për skuadrat si shpenzimet për dëmtimet e lojtarëve.

KLUBET

Por, gjithashtu FIFA do të shpërndajë 179 milionë euro edhe për klubet që kanë kontribuar me prezencat e futbollistëve të tyre në këtë kompeticion të rëndësishëm. Në rezultatin final përfshihen pak a shumë 7 mijë euro në ditë për çdo lojtar. Mançester Siti me 16 lojtarë është ekipi që do të përfitojë më shumë. Ky është Botërori me më shumë të ardhura dhe do të shërbejë jo vetëm për të treguar forcën në aspektin sportiv, por gjithashtu për të mbushur arkat e skuadrave dhe federatave të ndryshme. Katër vite më parë në Brazil nuk u shpërndanë kaq shumë, por “vetëm” 576 milionë dollarë. Dhe në krahasim me Botërorin e Afrikës së Jugut për 8 vite vlera është rritur shumë, thuajse sa dyfishi.

Related posts

POLEMIKAT PËR RIKTHIMIN TEK BARCELONA/ Lojtari i PSG-së zbulon të ardhmen e Neymar

Delo.autor

Allegri: Këta futbollistë të Juventusit do të mungojnë ndaj Crotones

Sadik.Autor

EFEKTI MOURINHO/ Shijoni pasimin brilant, që solli golin e dytë të Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment