Futboll Sport

RUSI 2018/ Rritet tensioni në prag të botërorit, Nike refuzon Iranin

Një javë përpara se të fillojë Kupa e Botës, luftërat gjeopolitike po prishin atmosferën.

Firma amerikane e veshjeve sportive Nike thuhet të ketë refuzuar t’i mundësojë këpucë futbolli kombëtares së Iranit këtë vit. Vendimi ka ardhur pasi plani administrativ i Trump ka imponuar disa sanksione ndaj vendit të Lindjes së Mesme, shprehet kompania.

Kompanitë sportive si Adidas, Nike dhe Puma janë sponsorët e disa prej ekipeve më të mirë të planetit në Kupën e Botës, një nga evenimentet më të shikuar globalisht.

Nike është shprehur se rreth 60% e lojtarëve të kompeticionit do të veshin këpucën e tyre në botëror, ndërsa Adidas do të veshë 12 nga 32 ekipiet e këtij viti.

Megjithëse Irani është një nga ekipet më të mirë të Konfederatës Aziatike të Futbollit, ekipi ka vuajtur për të gjetur sponsorë këtë vit. Nike sponsorizon individë të ekipit iranian jashtë vendit të tyre si Saman Ghoddos.

Është e paqartë nëse edhe ai do të përfshihet në luftën gjeopolitike.

Related posts

VOLEJBOLL/ Erzeni dhe Partizani bëjnë detyrën, Skënderbeu e Vllaznia fitore me përmbysje

Delo.autor

Roberto Carlos NUK harron “zanatin”, shihni goditjet e tij të fuqishme (FOTO)

Isa.Autor

FITORJA ME “POKER” NDAJ WOLFSBURG/ Nagelsmann: Tani festojmë të qetë Krishtlindjet

Delo.autor

Leave a Comment