Futboll Sport

Rusi 2018/ Mascherano tregon çelësin e suksesit të Argjentinës

Futbollisti me më shumë ndeshje me Argjentinën, Javier Mascherano shpreson që ylli i ekipit, Lionel Messi të mund të shkëlqejë në Kupën e Botës. Ish lojtari i Barçës mendon se “Pleshti” është çelësi në kombëtare, por ai paralajmëroi se që të japë më të mirën duhet që të ketë mbështetje nga skuadra.

Kjo është Kupa e Botës e katërt për Mascherano-n. Ndoshta askush nuk e njeh më mirë Messi-n se sa paraardhësi i tij si kapiten i kombëtares sepse të dy kanë luajtur për më shumë se një dekadë te Barça.

“Çdokush shpreson që në këtë Kupë Bote të shfaqet versioni më i mirë i Messi-t, pasi nga kjo varet aspiratat e një kombi. Kuptohet që Leo kushtëzon paraqitjen e të gjithëve ne dhe shpresoj si shokë të ekipit në mund të jemi në të njëjtin nivel me standardin e tij.”, tha Mascherano.

Ai kujtoi se skuadra vuajti shumë deri në sigurimin një vendi në botëror. Ishte pikërisht “Pleshti”, njeriu që e çoi Argjentinën në botëror, falë një triplete në takimin e fundit kundër Ekuadorit. Gjatë këtij rrugëtimi në stolin e përfaqësueses u ulën Gerardo Martino, Edgardo Bauza dhe Jorge Sampaoli. Takimi i parë në botëror për albiçelestet do të jetë kundër Islandës më 16 qershor.

Related posts

Heynckes: Ja arsyeja përse Reali është në krizë

Q.Autor

POLONI-SHQIPËRI/ Ëndrra vazhdon, po e latë Lewandowskin “me gisht në gojë”

Delo.autor

TË RRESHTUAR TË GJITHË NJË PËR NJË/ Shikoni çfarë ndodh me lojtarët e Kombëtares në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment