Futboll Premier League Sport

Zyrtare, Nabil Fekir nuk do të shkojë te Liverpooli

Nabil Fekir nuk do të shkojë te Liverpool, sipas asaj që bën të ditur klubi i Lyon, me një komunikatë zyrtare për shtyp. 24 orë më parë, u zyrtarizua marrëveshja mes palëve për 60 milionë euro, por në momentin që ky transferim duhej firmosur nga dy klubet, Lyon me bërë me dije se kapiteni i tyre nuk do të shkojë në “Anfield Road”.

Në komunikatën e klubit francez, lexohej: “Olympique Lyonnais informon se bisedimet me Liverpool për transferimin e kapitenit Nabil Fekir janë mbyllur në mënyrë të pasuksesshme dhe marrëveshja nuk është arritur. Liverpool nuk i plotësoi të gjitha kërkesat tona dhe të futbollistit, kësisoj Fekir do të jetë kapiteni ynë edhe në sezonin e ardhshëm, ku do të rikthehemi në Champions League.”

Faktikisht, Liverpool pranoi t’i jepte lojtarit 150 mijë euro në javë dhe të paguante 60 milionë euro për atë që do të ishte zëvendësuesi i Coutinho, por gjatë kontrolleve mjekësore janë shqetësuar nga një dëmtim i vjetër i Fekir në gjurin e djathtë, që ende nuk është riaftësuar plotësisht, pavarësisht se lojtari do të jetë pjesë e Francës në Kupën e Botës 2018. Një mister i vërtetë…

Related posts

TËRHEQJA E KHABIB NGA UFC/ McGregor habit me mesazhin e tij: Ngushëllime ty dhe familjes tënde

Delo.autor

MARRËVESHJE E BUJSHME/ Barcelona blindon Pedri-n, spanjolli mposht Griezmann me 200 milionë euro

Delo.autor

Kënaqësi ta shohësh duke luajtur Moussa Dembele

Sadik.Autor

Leave a Comment