Futboll Sport

Zgjidhet e ardhmja, mbrojtësi Qaqi firmos me Kukësin

Harrallamb Qaqi është një lojtar i Kukësit. Mbrojtësi dhe klubi verilindor kanë arritur marëveshjen e cila ishte në ajër prej kohësh. Burime për Supersport bëjnë të ditur se 25-vjeçari ka mbyllur kështu çdo dilemë mbi të ardhmen e tij, teksa më parë në adresë të tij kishte edhe një ofertë konkrete nga kampionati qipriot.

Mesa duket interesimi i klubeve të tjera nga kampionati por edhe jashtë tij ka bindur drejtuesit e klubit të Kukësit të lëvizin dhe të mbyllin marëveshjen me lojtarin, duke arritur pikat e përbashkëta në kërkesën dhe ofertën. Në këtë mënyrë nënkampionët kanë siguruar shërbimet e një futbollisti që ka fituar eksperiencë të madhe në dy vitet e qëndrimit tek Laçi, por sigurisht me perspektivë për të ardhmen.

Klubi ende nuk e ka bërë zyrtare afrimin e Qaqit në faqen zyrtare, për të dhënë detajet e mëtejshme të kontratës. Në dy sezonet e qëndrimit të tij tek Laçi, Qaqi ka qënë një nga pikat e referimit në mbrojtje teksa ka mundur të shënojë 3 gola në këtë periudhë. Gjithashtu Qaqi ka qënë pjesë e kombëtareve të moshave, teksa me Kukësin shpreson të hedhë një tjetër hap përpara në karrierë, duke qënë se pretendimet e verilindorëve janë për të ecur sa më lart në Europë si dhe për të rikthyer titullin kampion në Zeqir Ymeri.

Related posts

Skedina e ditës/ Ja ndeshjet e parashikuara

Sadik.Autor

Deshamps: Jemi mes më të mirëve, por na mungojë përvoja

Isa.Autor

Hipoteza e “ÇMENDUR” e medias spanjolle/ Modriç mund të transferohet te Interi për 0 euro

Isa.Autor

Leave a Comment