Futboll Sport

Partizani me një lëvizje të papritur në merkato, mendon rikthimin e një ish-i

Partizani po mendon për riformatimin e skuadrës për sezonin tjetër dhe duket se do i fillojë prej disa futbollistëve që e kuptojnë mirë rëndësinë e fanelës së kuqe dhe kanë qenë pjesë e ekipit në të shkuarën. I tillë është edhe Ardian Cuculi. Mbrojtësi është aktivizuar për një sezon në 2014-15 me 15 herë kampionët e Shqipërisë duke lënë një shije shumë pozitive tek të gjithë.

Për këtë arsye, drejtuesit po mendojnë rikthimin e tij në këtë merkato të verës. 30-vjeçari nuk ka rinovuar me Shkëndijën me të cilët u shpall kampion para pak javëve në Maqedoni. Rikthimi mund të jetë i mundur dhe vetë mbrojtësi ka konfirmuar interesimin e të kuqve. Cuculi përveç krahut të majtë të mbrojtjes që është edhe roli i tij natyral mund të luajë edhe si qendër mbrojtës.

Related posts

FORMULA 1/ Ndryshohet pjesërisht pista e Abu Dhabi, gara më spektakolare dhe më shumë parakalime

Delo.autor

“TURP QË FESTUAN KUR UNË GJENDESHA NË SPITAL”/ Piloti Verstappen reagon pas aksidentit: Dënimi i dhënë për Hamilton…

Delo.autor

MUNGON MESSI/ Argjentina më në fund kthen vëmendjen nga ICARDI e DYBALA

Isa.Autor

Leave a Comment