Futboll Sport

Kastrioti superior, krutanët synojnë dy mesfushorët e njohur

Kastrioti tashmë është rikthyer në Superligë pas disa vitesh mungesë dhe do përpiqet që të mbijetojë mes më të mirëve të futbollit tonë në sezonin që vjen. Përveç rinovimeve të lojtarëve që mbajtën peshën kryesore në Kategorinë e Parë dhe vendosjen në krye të ekipit të një trajneri si Elvis Plori, krutanët duan akoma më tepër që të përforcojnë ekipin me elementë cilësorë.

Kështu dy emrat e fundit që qarkullojnë si një mundësi për tu bashkuar me Kastriotin janë ata të Arsid Krujes dhe Argjend Malajat. Të dy mesfushorët shihen si elementë të vlefshëm nga Plori dhe që mund ti japin akoma më tepër cilësi skuadrës në Superligë. Përveç këtyre dy emrave për Kastriotin janë lakuar edhe Plaku apo Cetkovic.

Related posts

FRIKA NGA BURGU/ Rrëfehet ish modelja: RONALDO më dha 4000 euro për një…

Isa.Autor

FUTBOLL NË KOHËN E KORONAVIRUSIT/ Puthja e topit kushton 1200 dollarë

Delo.autor

PLAS TEK REAL MADRID/ Drejtuesit kundër Sergio Ramos, Perez ka gati 2 zëvendësuesit

Delo.autor

Leave a Comment