Futboll La Liga Sport

Real Madrid dhe Barcelona duel për talentin e Schalke 04

Pas një sezoni bindës te Schalke 04, Thilo Kehrer nuk është vetëm në listën e dëshirave të Barcelona-s, por mesa duket edhe të Real Madrid dhe Valencia.

Sipas Mundo Deportivo, është Valencia ekipi më i interesuar për mbrojtësin, i cili prej një kohe të gjatë është nën vëzhgimin e “Lakuriqit të Natës”. Një transferim gjatë verës është i mundur, por shuma e lojtari po rritet nga dita në ditë.

Kontrata e tij me Schalke skadon më 2019. Dhe gjatë kësaj vere është e mundur që gjermanët të heqin dorë prej tij në mënyrë që të mos largohet me parametra zero.

E sigurt është se lojtari nuk do të rinovojë me klubin aktual.

Gjatë sezonit të kaluar Kehrer ka luajtur në 33 ndeshje kompetitive duke shënuar 3 gola.

Related posts

I KA SHËNUAR SUPER GOL ME ROVESHATË LITUANISË/ Abazi: Ju tregoj 3 trajnerët heronj të Shqipërisë

Delo.autor

DYSHIMET E FORTA PËR TRUKIM/ Mbledhja e Komisionit të Etikës për Bylis-Tirana, në FSHF vjen vetëm… (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nis faza çerekfinale për dy supersfidat Champions në Angli

Delo.autor

Leave a Comment