Futboll Sport

Gjermania/ Klose: Debutova me 3-golësh, por nuk…

I kontaktuar nga ‘Fox Sport’, ish-sulmuesi i Lazio dhe përfaqësueses së Gjermanisë, Miroslav Klose ka rrëfyer debutimin e tij me kombëtaren gjermane, kur shënoi tre gola kundër Arabisë Saudite në vitin 2002. “Me kalimin e kohës kam harruar shumë gjëra, por për atë ditë, atë ndeshje mbaj mend gjithçka. Madje edhe kontrollin anti-doping pas ndeshjes”, u shpreh ish-sulmuesi i përfaqësueses së Gjermanisë.

“Nuk arrija të urinoja, pija shumë, por asgjë. Atë natë pata edhe dhimbje stomaku. Problemi nuk ishte vetëm uji që pija, por edhe tensioni përpara ndeshjes dhe vëmendja mediatike pas tregolëshit. Për mua, si fillestar ishin shumë gjëra njëherësh. Kujtoj edhe sa shumë më kishte angazhuar psikologjikisht portieri i Arabisë Saudite. Na treguan filmime ku shfaqej ai duke bërë pritje jonjerëzore. Besoja se ishte i pamposhtshëm, por më pas pësoi ato tetë gola”, rrëfeu Klose.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Inter-Juventus gati për shkëmbimin e bujshëm…

Delo.autor

CHAMPIONS U SIGURUA/ Tani Lampard pritet të zyrtarizojë blerjen e bujshme

Delo.autor

ZYRTARE/ Zbulohet “topi magjik” që do të përdoret në Serinë A, Premier dhe La Liga

Isa.Autor

Leave a Comment