Futboll Seria A

Babai i Cutrones: Djali im e refuzoi Interin për Milanin

Babai i talentit të ri të Milanit, Patrick Cutrones, ka zbuluar se i biri i tij e kishte zgjedhur Milanin para Interit, sepse “Kuq e zinjtë” e kishin dëshiruar atë më shumë se “Zikaltrit”.

Cutrone është shkëndija e rrallë e ndritshme në Milan këtë sezon, duke shënuar nëntë gola, dhe babai i tij Pasquale ka folur rreth viteve të tij të së kaluarës dhe zbuluar se si disa skuadra të Serie A e kishin dëshiruar atë verën e kaluar, transmeton Express.

“Si fëmijë luante futboll me gjyshen e vet në dhomën e ndejës. Ajo ishte portieri”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

“Rinovimi? Patrick nuk bën hapin e parë, por nëse klubi e bën, atëherë do të jem i lumtur. Refuzoi Interin? Nuk pendohemi. Milan e deshi më shumë”, ka shtuar ai.

Related posts

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Barcelona arrin akordin, transferon ylli Manaj tek klubi i Serie A…

Delo.autor

SPECIALE/ UEFA “shpërfill” dhe destinon vendimin e CAS-it sa i takon “çështjes Skënderbeu”

Sadik.Autor

ITALI-SPANJË/ Trajneri Mancini: Gjysmëfinale pa tifozë nga vendet tona, e papranueshme

Delo.autor

Leave a Comment