Futboll Sport

Spanja në ankth, dëmtohet lojtari kryesor i ekipit

Katër ditë nga debutimi i Spanjës në Botëror, vijnë lajme të këqija nga Krasnodari. Sipas asaj që raporton “Marca”, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piqué, ka braktisur seancën stërvitore të mëngjesit sepse ka ndjerë dhimbje për shkak të një goditje në gjurin e majtë. I menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e stafit mjekësor spanjoll, me lojtarin që ka lindur në vitin 1987 që bëri stërvitje të diferencuar, në mënyrë që të testonte shkallën e dëmtimit.

Nëse mbrojtësi do mungojë në ndeshjen e parë të Botërorit, që do të luhet të premten kundër Portugalisë, Lopetegui do ti duhet të përballet me tjetër problem serioz. Tashmë i mësuar me mungesën e Carvajal, trajneri i La Roja ka provuar në stërvitje formacionin e mundshëm, që do të sfidojnë Ronaldon dhe shokët të tij. Mungesa e Piqué ndryshon skenarët duke pritur përditësime të mëtejshme mbi problemin fizik që i ka ndodhur lojtarit të Barcelonës.

Related posts

ZYRTARE/ Kontratë 5-vjeçare, mesfushori e mbyll me Barcelonën

Delo.autor

POLEMIKA TEK INTER/ Lautaro dhe Calhanoglu përplasin “brirët” për penalltitë

Delo.autor

NGA NAINGGOLAN TEK ICARDI/ Ja si ndryshon për trajnerin Conte skuadra “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment