Futboll Seria A Sport

MILAN/ Emër i ri në mesfushë që vjen nga Spanja

Lojtari, shumë i talentuar, është i aftë të luajë në disa pozicione dhe karakterizohet nga një këmbë shumë e fortë: karakteristika që ngjasojnë me ato të Jesús Susos. Në rast të largimit të numrit 8 aktual tek kuqezinjtë, mund të jetë pikërisht Samu Castillejo elementi i duhur për Gennaro Gattuso.

Ai ka shpërthyer këtë vit tek Villarreal, ku shënoi 6 gola dhe dhuroi 7 asist në edicionin e fundit në La Liga. Emri i tij mund të jetë gjithashtu pjesë e operacionit që do të përfshinte Carlos Bacca, sulmuesin 32-vjeçar kolumbian, të cilin Nëndetsja e Verdhë do të dëshironte ta blinte, por pa shpenzuar 15.5 milionë eurot e parashikuara nga marrëveshja me Milanin. Megjithatë, ky nuk është emri i vetëm në listën e Massimiliano Mirabellit.

Related posts

DUEL I PAPARASHIKUESHËM/ Roma luan për një vend në Champions, Juventus për CR7

Delo.autor

SKANDALI/ “Në Gjermani ka elementë racistë”: Boateng flet për situatën e Ozil

Isa.Autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Lajme të mira për Pirlon, mposht koronavirusin mbrojtësi i “Bardhezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment