Futboll Ligue 1 Sport

LIGUE 1/ Vieira trajner i Nice, bën prezantimin zyrtar

Nica ka zyrtarizuar tashmë zëvendësuesin e Lucien Favre, trajnerit që drejtoi skuadrën në sezonet 2016-2018 dhe që këtë verë iu bashkua Borussias së Dortmundit.

Bëhet fjalë për ish mesfushorin e njohur francez, Patrick Vieira, i cili është prezantuar zyrtarisht sot te klubi kuqezi.

Mesfushori ka një karrierë shumë të pasur si futbollist, pasi ka luajtur me klube si Interi, Milani, Juventusi, Manchester City, Arsenal, etj.

Si trajner ai ka punuar së fundi në MLS-në amerikane, ku ka drejtuar New York City-n, deri në fundjavën që lamë pas.

Related posts

Kuriozitet nga finalja/ Ja në çfarë temperature do të luhet Francë-Kroaci në Moskë

Isa.Autor

Habit Pique/ Ankohet te Mbreti i Spanjës: Më kanë plaçkitur shtëpinë…

Sadik.Autor

ROBBEN SI NË “KOHËT E ARTA”/ Tulipani dhe Lewandowski çojnë në tapet Benfican (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment