Futboll Sport

Federata Argjentinase mbështet pa kushte trajnerin Sampoli pas akuzave për…

Federata Argjentinase e Futbollit është me Jorge Sampaolin. Pas akuzave nga një gazetar për abuzim seksual ndaj një kuzhiniereje në ambientet e federatës, numri 1 i AFA-s Claudio Tapia i ka dalë në mbrojtje trajnerit Sampaoli duke i shprehur mbështetjen e pakushtëzuar numrit 1 të stolit.

“ Besoj realisht në ndershmërinë e Sampaolit. Këto lajme janë totalisht të pavërteta dhe janë thënë nga persona që kërkojnë të dëmtojnë kombëtaren argjentinase të futbollit, nuk ka patur asnjë akuzë janë thjeshtë idiotësira”, deklaroi kreu i Federatës.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit dhe për të vënë në qëndër të akuzave trajnerin Sampaoli vetëm pak ditë përpara fillimit të Kupës së Botës, mendoi gazetari Gabriel Anello, sipas të cilit trajneri i La Selecion kishte abuzuar seksualisht ndaj një kuzhiniereje në ambientet e AFA-s.

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona zbavit dhe ruan kreun e grupit, vendos “garda e vjetër”

Delo.autor

Nani e ka një lajm të keq për Lazion

Q.Autor

Premtimi i Raiolas për POGBAN, pas tre vitesh te Man United shkon në Spanjë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment