Futboll La Liga Sport

Zinedine Zidane u largua nga Reali për shkak të dy lojtarëve

Dorëheqja e papritur e Zinedine Zidane nga drejtimi i Real Madrid la të shtangur jo vetëm lojtarët dhe tifozët madrilenë por edhe opinionin sportiv mbarëbotëror. Kjo për shkak të mënyrës krejt të çuditshme që erdhi ky largim vetëm disa ditë pasi ekipi ishte shpallur kampion i Europës për të tretin vit rradhazi.

Por duket se me kalimin e kohës po dalin në dritë dhe arsyet e vërteta që sollën këtë vendim të francezit. Sipas gazetës britanike “the Sun”, midis trajnerit dhe presidentit të “galaktikëve” Florentino Perez pati mosmarrëveshje lidhur me merkaton dhe pikërisht me dy futbollistë, Eden Hazard dhe Keylor Navas.

Për të parin mësohet se Zidane e kërkonte me ngulm në skuadër ndërkohë që Perez nuk ishte i gatshëm të paguante klauzolën e tij te Chelsea për ta sjellë në “Bernabeu”. Ndërkohë në lidhje me portierin, trajneri francez dëshironte ta mbante në ekip si portieri i parë, por presidenti këmbëngulte për të blerë David de Gea nga Manchester United, një dëshirë kjo e hershme e numrit një të klubit madrilen.

Related posts

CHAMPIONS/ Lazio “mpin” Dortmund sërish. Tek Barcelona ka vuajtje, por e zgjidh Messi (VIDEO)

Delo.autor

Neymar synon Realin, i gatshëm për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon

Q.Autor

Simeone takohet me lojtarin e Bayern në Madrid

Q.Autor

Leave a Comment