Futboll Seria A Sport

Lojtari i Kombëtares nuk rinovon me Torinon, mbrojtësi shqiptar rrezikon të mbetet pa skuadër

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Arlind Ajeti këtë sezon që sapo u mbyll ishte i huazuar te skuadra e Crotones nga ana e Torinos, por duket se këta të fundit nuk janë të kënaqur me shërbimet e lojtarit, kontrata e të cilit përfundon këtë sezon.

Mediat italiane raportojnë se Torino e ka njoftuar mbrojtësin se është i lirë të largohet, pasi nuk e dëshirojnë në ekip për sezonin e ardhshëm. Dëshira e lojtarit është të luajë në Seria A, por për këtë duhet të gjejë një skuadër tjetër, ose në të kundërt rrezikon të mbetet pa ekip.

Sapo kemi hyrë në merkaton verore dhe duhet të presim për të mësuar nëse 24 vjeçari do të qendrojë në Itali, apo do të kërkojë një tjetër kampionat për të luajtur.

Related posts

Mavraj “në dilemë”/ Skuadra e madhe GREKE mendon për mbrojtësin kuqezi

Isa.Autor

Conte i akuzuar nga Chelsea: “Më i keq se Mourinho! Nëse nuk të pëlqente, dilje nga dera”

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ibrahimovic u afrohet 500 golave, Martinez vendos rekord në MLS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment