Boks Sport

Arrihet marrëveshja/ Wilder dhe Joshua do të duelojnë në Britaninë e Madhe (VIDEO)

Deontay Wilder ka deklaruar se ka rënë dakord për të dueluar me Anthony Joshua, për t’u përballur në Britaninë e Madhe, në një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Kampioni i botës në kategorinë WBC, Wilder, ka deklaruar në rrjetet sociale se së shpejti do të udhëtojë në Angli për të dueluar me Joshua, që mban titujt kampionë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO. Wilder, që i ka ofruar britanikut 50 milionë dollarë për të dueluar në Amerikë, shtoi se oferta është ende e vlefshme.

“Lajm i rëndësishëm… Për të gjithë fansat e Joshua, oferta 50 milionë dollarë për të dueluar në Amerikë është ende e vlefshme. Sot ramë dakord me ofertën e tyre për të dueluar me Joshua në Britaninë e Madhe. Nëse ai preferon Anglinë, që të duelojë Aty, tashmë ka topin në fushën e tij. Është radha e dytë për zgjedhur”, tha Wilder në një postim në rrjetet sociale.

Edhe Shelly Finkel, menaxheri i Wilder u shpreh për këtë marrëveshje: “Ne kemi rënë dakrod me kushtet e Eddie Hearn (menaxheri i Joshua), që e duan duelin në Britaninë e Madhe. Ne i kemi nisur një e-mail të dielën në mbrëmje dhe më pas një tjetër ditën e hënë, duke u thënë se zyrtyarisht e pranojmë ofertën e tyre. Tashmë ata dueht të na dërgojnë kontratën”.

Related posts

Messi çon në delir tifozët katalanas/ Argjentinasi mirpret sulmuesin brazilian

Sadik.Autor

Veprimi i Pique-s kundër Deportivo-s, ja si mbrojtësi festoi në fushë titullin e 7 në 10 vite (VIDEO)

Sadik.Autor

SHKËLQEU ME SKËNDERBEUN/ Vijnë dy oferta të bujshme për futbollistin “bardhekuq”

Delo.autor

Leave a Comment