Futboll Seria A Sport

Tetë qendërmbrojtës në “orbitën” e Man United/ Nga Skriniar e deri te Romagnoli

Drejtuesit e Manchester United po punojnë për listën e lojtarëve që ka kërkuar për sezonin e ardhshëm Jose Mourinho. Ky i fundit u ka rekomanduar tetë lojtarë për qendrën e mbrojtjes, ku njërin prej tyre patjetër e dëshiron në ekip.

Sipas Manchester Evening News, Toby Alderweireld i Tottenham Hotspur mbetet një ndër lojtarët e preferuar, por që 29-vjeçari nuk është opsioni më kryesor.

Një numër mbrojtësish kuptohet se janë në radarin e Djajve të Kuq, përfshirë Raphael Varane (Real Madrid), Jerome Boateng (Bayern Munich), Kalidou Koulibaly (Napoli), Milan Skriniar (Inter), Alessio Romagnoli (AC Milan), Jose Gimenez (Atletico Madrid) dhe Caglar Soyuncu (Freiburg), ku njëri prej tyre duhet të jetë në dispozicion të portugezit.

United aktualisht ka pesë qendër mbrojtës Eric Bailly, Chris Smalling, Phil Jones, Victor Lindelof dhe Marcos Rojon, por që të gjithë nuk e kanë kaluar provimin te Mourinho. Ndryshe, United gjithashtu është duke kërkuar edhe një lojtar krijues për mesfushë.

Related posts

ANALIZA/ Mbrojtja e Kombëtares jep garanci, por skema 3-5-2 ka një “hile”

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Dyshimet për vjedhjen e kishës me vlerë 400 mijë euro, nisin hetimet për ish-arbitrin Pekoreli

Delo.autor

E KONFIRMON MENAXHERI I TIJ/ Sulmuesi Borini gati të largohet nga Milan, ja ku do të transferohet…

Delo.autor

Leave a Comment