Futboll Seria A Sport

 Sassuolo kërkon Berat Gjimshitin, shqiptari mbetet në Serinë A

Pasi mbylli eksperiencën me Beneventon, pa mundur të mbijetojë në Serinë A, Berat Gjimshiti është në kërkim të një destinacioni të ri për të ardhmen. Kartoni i mbrojtësit 25-vjeçar është në pronësi të Atalantës, që duhet të vendosë nëse do ta mbajë apo do ta japë sërish në formë huazimi.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare me shumë mundësi do të vijojë të luajë në elitën e futbollit italian, pasi për të interesohet Sassuolo, skuadër që e mbylli kampionatin në vendin e 11-të.

Sipas ekspertit italian të merkatos së futbollistëve, zyrtarizimi i kalimit të Gjimshitit te Sassuolo mund të vijë shumë shpejt, me shqiptarin që do të vazhdojë procesin e rritjes si lojtar në Serinë A.

Related posts

SUPER UZUNI MAHNIT HUNGARINË/ Ylli shqiptar barazoi pas 60 vitesh “Perandorin” që fitoi “Topin e Artë”

Delo.autor

Tirana-Apolonia/ Muçi dhuron spektakël në “Selman Stërmasi”, Batha nuk fal përballë portierit Harizaj (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEVANTES/ Solari: Kalendari mund të jetë qesharak, por Real Madridi…

Delo.autor

Leave a Comment