Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Lewis Hamilton më i shpejti në Imola, “pole position” nr.99 në karrierë

Lewis Hamilton me Mercedes ka siguruar sot “pole position” në pistën italiane të Imola, “pole” nr.99 në karrierë për pilotin britanik. Ai dha kohën 1’14”411”, duke lënë pas dy makinat Red Bull të Sergio Perez e Max Verstappen.

Një paraqitje e mirë e Hamilton, që konfirmoi se makina gjermane është më e shpejta edhe pse diferencat me Red Bull janë të ngushta. Mirë u paraqit edhe Ferrari i Charles Leclerc, që u klasifikua në vendin e katërt.

Nuk dha atë që pritej Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes, duke u kualifikuar i teti, ndërsa makina tjetër Ferrari, ajo e Carlos Sainz, do ta nisë garën nga vendi i 11-të. Dobët u paraqitën edhe veteranët Sebastian Vettel (i 13-ti) e Fernando Alonso (i 15-ti).

 

Related posts

NBA/ Lakers “bie” në Memphis, Westbrook “nderon” Rockets

Delo.autor

ZYRTARE/ Shkumbini me “timonier” të ri, klubi prezanton trajnerin brazilian

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ UDINESES/ Legjenda Buffon arrin shifrën e “çmendur” në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment