Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Icardi dhe Wanda janë në Milano, e ardhmja vendoset brenda javës

Pushimet për Wanda Narën dhe Mauro Icardin duket se kanë përfunduar tashmë dhe çifti i famshëm janë rikthyer pasditen e të hënës në Milano. Wanda tashmë do të duhet të heqë rrobat e plazhit dhe të veshë ato të menaxheres së bashkëshortit të saj, për të negociuar për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Në fokus është takimi me Interin, ku zikaltrit kanë gati një ofertë për rinovimin e kontratës dhe përmirësimin e termave ekonomikë.

Gjithsesi mediat italiane raportojnë se bashkëshortja dhe menaxherja e Icardit do të takohet edhe me drejtuesit e Juventusit gjatë kësaj jave, për të parë nga afër mundësinë e një transferimi te bardhezinjtë.

Në kampin zikaltër ka optimizëm për rinovimin e kontratës me Icardin, pasi paratë për të rregulluar bilancin janë duke u plotësuar nga shitja e lojtarëve të skuadrës së të rinjve, ndaj nuk do të jetë nevoja të sakrifikojnë liderin e tyre.

Megjithatë duhet pranuar se Wanda sapo ka nisur punën dhe çështja Icardi pritet të marrë zgjidhje brenda kësaj jave, që më pas çifti të nisë një tjetër tur pushimesh, para grumbullimit të sulmuesit me Interin, në fillim të muajit korrik.

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ RONALDOS i nxijnë SYRIN, portugezi DËMTOHET RËNDË 

Isa.Autor

RONALDOS I KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS/ Portugezi i përgjigjet fjalëve të merkatos: E dini se nëse nuk gënjeni…

F.autor

EMOCIONUESE/ DYBALA i lutet me SHPIRTË idhullit të tij MESSIT për rikthim tek…

Isa.Autor

Leave a Comment