Futboll La Liga Sport

Erald Çinari drejt ekipit të njohur spanjoll

Erald Çinari futbollisti më i ri i skuadrës spanjolle të Alaves.

Sulmuesi shkodran, i cili ishte një nga lojtaret që ka spikatur me lojën e tij në fushën e blertë, pasi mbylli rrugëtimin e tij me skuadrën e zemrës gjeti akordin me skuadrën e cila militon në La Liga.

Nga sa bëhet me dije spanjollët kanë paguar kartonin e Çinarit dhe këto ditë pritet edhe prezantimi dhe nënshkrimi i kontratës me ekipin bardheblu. Ndërkohë nga sa bëhet me dije Erald Çinari do të huazohet me shumë mundësi në Francë tek ekipi i Sosho ose në Kroaci në Kategorinë Superiore të këtij shteti.

Duket se paraqitja e mirë e Çinarit ka zgjuar interesin e skuadrës spanjolle duke e bërë shkodranin që të vendos që karrierën e tij ta vijojë jashtë trojeve shqiptare. E në fakt kjo është një trampolinë mjaft e mirë dhe që duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkohe debutimi i tij i parë i Erald Çinarit me skuadrën e Vllaznisë ka qënë në ndeshjen që kuqeblutë kishte asokohe ndaj Elbasanit e natyrisht që performance e tij në vijim ka qënë gjithnjë në rritje.

Related posts

Ronaldo i mori 7-ën, Cuadrado hap sondazh për numrin e ri (FOTO)

Isa.Autor

Gentian Mezani: Fitore e vuajtur, të rrimë me këmbë në tokë

Q.Autor

Sa i varur është Brazili nga Neymar dhe humbja 7-1? Tite zbërthehet para Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment