Futboll Sports

Talenti rebel i Schalke drejt Milan?

Largimi i Max Meyer nga FC Schalke 04 tashmë është i vulosur. Vetëm punëdhënësi i ri mbetet për t’u zbuluar. Tani ka trokitur edhe një ofertë nga Italia.

Edhe një muaj kontratë i ka mbetur Meyer te Schalke. Më pas 22-vjeçari mund të largohet me parametra zero nga klubi gjerman. Dhe siç raporton gazetari italian Alfredo Pedulla, AC Milan ka marrë kryesimin në garën për fantazistin.

Milan aktualisht kërkon të përforcojë skuadrën dhe si pasojë trajneri Gattuso ka udhëtuar në Rusi për të parë nga afër blerjet potenciale të klubit për sezonin tjetër.

Negociatat e rinovimit të kontratës me lojtarin nuk shkuan mirë për Schalke që duhet të heqë dorë nga një prej lojtarëve më premtues të kësaj gjenerate.

Ndërkohë Kuqezinjtë nuk do të kenë problem t’i ofrojnë një marrëveshje të mirë financiare gjermanit. Gjithsesi, ai thuhet të ketë kërkuar 8 milionë euro në sezon, një shifër që ai duhet ta ulë nëse kërkon të luajë në një klub të mirë.

Related posts

AKSIDENT TRAGJIK/ U përplasën me derrat e egër, ndërron jetë ish-futbollisti i Milanit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Çfarë po ndodh? LUKA MODRIC mbërrin në ITALI, INTERI në FESTË

Isa.Autor

VENDIM I PAPRITUR/ Shevchenko largohet nga drejtimi i kombëtares së Ukrainës pas 5 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment