Futboll Sports

Lopetegui flet për herë të parë pas shkarkimit nga Spanja: Jam i trishtuar, por shpresoj që…

Julen Lopetegui u shkarkua nga detyra e trajnerit të Spanjës ditën e sotme, për faktin se ai nuk e kishte njoftuar presidentin e Federatës për kontratën e re që nënshkroi një ditë më parë me Realin.

“Jam shumë i trishtuar, por kemi një skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj që të fitojmë Botërorin”, tha Lopetegui për mediat spanjolle që po e prisnin në aeroportin e Krasnodarit, nga ku do të niset për në Madrid.

Presidenti i RFEF-së, Luis Rubiales e argumentoi vendimin për largimin e Lopeteguit me mënyrën se si trajneri arriti marrëveshjen me Real Madrid.

“Negociatat janë zhvilluar pa asnjë dijeni nga Federata, që e mësoi vetëm 5 minuta para konferencës për shtyp. Ka një mënyrë të të vepruarit dhe Lopetegui nuk e zbatoi”, ka deklaruar Rubiales .

Tashmë, Spanja do të drejtohet në Botëror nga Fernando Hierro, i cili kishte detyrën e drejtorit teknik te kombëtarja.

Related posts

MBRON VENDIMIN PËR OZIL/ Emery: Është një lëvizje taktike për shkak të ndeshjeve, ne kemi…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Ylli Griezmann del në shitje për 60 milionë euro, ja klubi italian që interesohet…

Delo.autor

Lajm “bombë” nga Anglia! Ky është përfundimisht trajneri i ri i Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment